E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat e opozitës për koncesione, reagon kompania "Stream Oil"

Reagon Stream Oil kundrejt akuzave të bëra prej opozitës se kësaj kompanie i janë dhënë koncesione në mënyrë abuzive. Drejtori i kësaj kompanie Sotirios Kapotas deklaroi se marrëveshja e bërë me qeverinë shqiptare është realizuar në bazë të legjislacionit shqiptar. Sipas marrëveshjes është parashikuar që qeveria shqiptare të marrë 70 përqëind të prodhimit paraekzistues.

Drejtori Kapotas ka deklasruar se do të ndërrmeren edhe veprime ligjore nëse këto akuza nuk tërhiqen. Sipas tij kjo do të pengonte trendin rritës të investimeve të kompanisë si dhe do të ndikonte edhe tek investitorët që kanë ardhur në Shqipëri për të investuar.

Sipas deklaratave të PS qeveria i ka dhënë kësaj kompanie koncesione në mënyrë abuzive duke i bërë favor kështu deputetes demokrate Albana Vokshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›