E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat ndaj Rrahman Selmanllarit, paditet deputeti i PS Eduard Shalsi

Tiranë, 20 gusht, NOA Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nga selitë e partive politike do të kalojnë në sallat e seancave gjyqësore. Biznesmeni Rrahman Selmanllari, një prej emrave më të lakuar nga Partia Socialiste do të bëjnë kallëzim penal ndaj deputetëve të selisë rozë që kanë akuzuar atë.

Avokati i biznesmenti, Genc Gjokutaj, ka dorëzuar sot padinë në Gjykatën e Lartë, ndaj deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, akuzuat që i ka bërë Selmallarin si sekser i biznesve të familjes Berisha.

Prej dy javësh deputetët e Partisë Socialiste kanë denoncuar në konferenca për shtyp afera korruptive, që sipas tyre faktojnë kapjen e shtetit.

Më datën 17 gusht, deputeti i PS-së, Eduar Shalsi, u shpreh se në aferën korruptive të dhënies me konçension të fushave naftëmbajtëse për bashkëshortin e deputetes së PD-së, Albana Vokshi, është përfshirë dhe Rrahman Selmanllari.

Miku i ngushtë i djalit të kryeministrit dhe sekseri i interesave të biznesit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari dhe bashkëshorti Tartari i deputetes demokrate Albana Vokshi rezultojnë të jenë ortakë në një biznes, Vizion Construction, i cili ka si objekt të punës së tij tregtimin e karburanteve dhe vajërave lubrifikante që prodhohen duke shfrytëzuar pikërisht koncesionet e fushave të naftës dhe gazit natyror që i ka dhuruar Sali Berisha, u shpreh Shalsi.

Ka reaguar mbrëmjen e sotme, Rahman Selmanllari për akuzat se njerëz afër Kryeministrit janë përfshirë në afera korruptive, pasi Eduard Shalsi tha se Berisha dhe njerëzit e tij të afërt të përfshirë në konçensionin që i është dhënë bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Por pas deklaratave të deputetit Shalsi, pak ditë më parë ka reaguar dhe biznesmeni Selmanllari. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se në biznesin e tij me Arian Tartarin nuk ka asnjë shkelje të ligjit.

Në lidhje me deklaratën e z. Shalsi të dhenë para mediave deklaroj se në përputhje të plote me legjislacionin në fuqi kam regjistruar kompaninë Vision Construcion se bashku me z.Arian Tartari duke shtuar se i vetmi institucion shtetëror me të cilin kjo kompani ka pasur dhe do të ketë marrëdhënie, është Bashkia e Tiranës e cila e ka shpallur si zone prioritare për zhvillim tokën me të cilën ne kemi lidhur kontrate me pronarët, thuhet në deklaratën e tij.

a.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›