Katër të arrestuar për vrasjen e 22 vjeçarit Vukatana, mes tyre dhe një minoren

Shkodër, 20 gusht, NOA - Polica e Shkodrës ka mundur të arrestojë autorët e ngjarjes së ndodhur dje në këtë qytet, ku u vra 22 vjeçari Elson Vukatana. Të arrestuarit janë; Arben Kola, 24 vjeç, Mikael Kola, 16 vjeç, Bledar Kola, 26 vjeç dhe Kamber Kola, 47 vjeç.
Arrestimi i katër personave është bërë pas një sërë hetimesh intensive që janë bërë gjatë gjithë natës së djeshme nga ana e policisë së Shkodrës. Të gjitha autorët e ngjarjes janë të lindur dhe banues ne lagjen Daniel Matlia të Shkodrës.
Arrestimi i tyre është bërë sot gjatë orëve të para të mëngjesit dhe të pranishëm kanë qene forca të shumta policie dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Sipas policisë të arrestuarit e kanë pranuar vrasjen dhe kanë paraqitur si arsye për krim makabër, motivet e dobëta.
Për shtetasit e lartpërmendur rendon akuza e
Vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim, pasi si rezultat i veprimeve
hetimore të kryera nga ana jonë, rezulton se këta shtetas kanë vrarë me armë
zjarri, për motive të dobëta shtetasit Elson Vukatana, thuhet në njoftimin e
Policisë së Shkodrës.
Policia sqaron se nga kontrollet e ushtruara ne banesat e autoreve u bë dhe sekuestrimi i disa armëve dhe municioneve. Konkretisht, policia ka sekuestruar, dy automatike, model 56, 1 armë automatike MP model 54, 300 copë fishekë, 1 palë pranga dhe një thikë.
Elson Vukatana u qëllua dje me armë zjarri, pikërisht në hyrje të banesës së tij në qytetin e Shkodrës.
a.k/NOA