Akuzat ndaj Thacit, Rama: Dik Marti, sharlatan
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama dënoi sot gjatë një konference për shtyp, raportin plot me akuza për kryeministrin Hashim Thaci nga raportuesi për të drejtat e njeriut në KE, Dik Marti.
Rama vlerësoi se ndjen neveri për Dik Marti si person dhe e cilësoi atë, një sharlatan. “Ne do të unifikojmë qeverinë me perfaqesuesit e PD-së në Këshillin e Europës, kur të diskutohet në Asamble ky raport i mbushur me shpifje dhe me baltë, dhe do të bëjmë detyrën tonë ndaj së vërtetës për të kthyer mbrapsht këto shpifje dhe këtë baltë. Në pikpamjen tonë, hartuesi i këtij raporti është një sharlatant i cili i shtohet zogorisë së sharlatantëve që në histori kanë bërë keq, e shumë më keq për të goditur dhe dëmtuar shqiptarët dhe çështjen e tyre”, tha Rama që më pas u ndal në cëshjtje të tjera delikate në vend, si transparenca e zgjedhjeve, ekonomia e vendit dhe protestat e opozitës.
Reagimi i Ramës për raportin e Dick Marti sot, është i dyti në radhë, pas atij të Presidentit.
Një ditë më parë, i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Marty prezantoi Raportin e tij ku kryeministri i Kosovës akuzohet për përfshirje të tij dhe pjesëtarëve të ish-UCK-së në trafikim me organet njerëzore.
(d.b/BalkanWeb)