Akuzat ndaj gjyqtarit, dënohet Obi Mikel

Mesfushori i Chelseat, John Obi Mikel është dënuar me 3 ndeshje suspendim për akuzat e bëra ndaj gjyqtarit Mark Clatenburgh në derbin ndaj Manchester United.
Obi Mikel akuzoi gjyqtarin se e ka fyer atë në baza raciste ndërsa nuk pati asnjë dëshmi për këtë. Obi Mikel do ti mungoj Chelseat në 3 ndeshjet e ardhshme ndërsa është dënuar edhe me 60 mijë funta./INdeksonline/