Zyrtare: EURO 2020, në krejtë Evropën

Ka dhezur plani i Michel Platinit. UEFA sot ka marrë vendimin e fundit për organizimin e Kampionatit Evropian të vitit 2020.
EURO 2020 do të organizohet në tërë Evropën ndërsa ndeshjet do të zhvillohen në qytetet e mëdha të Evropës. Finalja pritet të luhet në “Wembley”.
Kjo ide është përkrahur nga zyrtarët e lartë të shteteve tjera në UEFA ndërsa është kundërshtuar mjaft nga Turqia.
Ky vendim është marrë për të mos thelluar krizën ekonomike në Evropë për të ndërtuar stadiume të reja. Qytetet nikoqire nuk do të kualifikohen direkt në kampionat por përmes kualifikimeve./Indeksonline/