E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat per MM PS leter NATO-s

Partia Socialiste i është drejtuar me një letër selisë qendrore të Aleancës së Atlantikut për të denoncuar, sipas saj, abuzimet në Ministrinë e Mbrojtjes.

Socialistët pretendojnë për shkelje të rënda në këtë dikaster me kontratat e shitjes së armatimit luftarak, që sipas tyre bien ndesh me rregullat e NATO-s dhe ligjet ndërkombëtare që rregullojnë këtë aktivitet.

Në letër PS informon NATO-n për atë që ajo e quan moslejim të paligjshëm të kontrollit nga ana e Komisionit të Sigurisë në dokumentat e Ministrisë së Mbrojtjes. Socialistët thonë se ky ndalim, përkundër pretendimit të ministrisë, bëhet pa asnjë shkak.
Denoncimet e PS
PS: Skandal me klubin Partizani
Përplasja në Poliçan
Braçe: Procedim penal Imamit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›