E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje, shpallen në kërkim 2 persona në Kukës

Gazmend dhe Kalosh Peposhi janë shpallur në kërkim nga policia e Kukësit. Ata akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Sipas njoftimit zyrtar, po vijon puna intensive për kapjen e tyre.

“Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›