E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohen për vrasje në 2018 në Dibër, në pranga dy vëllezërit

Dy vëllezër janë arrestuar, pasi akuzohen si të përfshirë në një vrasje të ndodhur në vitin 2018 në qarkun Dibër. Gjatë operacionit të koduar “Twins”, u arrestuan Kelmend Krusa dhe Klodian Krusa, 39 vjeç, të cilët strehoheshin në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre, policia sekuestroi 3 armë zjarri (2 kallashnikovë dhe 1 pushkë), 1 armë e ftohtë (thikë), 3 krehra dhe municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë.

Armët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve në Institutin e Policisë Shkencore për të verifikuar nëse janë përdorur në vrasjen e 2018-ës ose në ngjarje të tjera kriminale.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›