Akuzohet Agim Bendo

Ndersa prokuroria nisi hetimet dhe dergoi ne gjykaten e Tiranes dosjen penale per akuzen e “vjedhjes duke shperdoruar detyren” ndaj ish- administratorit Kristodhulu Filopulus, ajo pretendon se paralelisht celi edhe nje padi civile per te kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes se tokes.
Dhe gjyqtare ne procesin civil qelluan te ishin Agim Bendo, Fida Osmani, gjyqtarja qe lexoi peticionin te merkuren pasdite dhe Kace Agolli, firmetare e tij. Kjo treshe gjyqtaresh rrezoi kerkesen e pales paditese me argumentimin se administratori kishte te drejte te kryente shitje prone.
“Kur te gjitha ishin te pastra se administratoti yne i meparshem kishte bere vjedhje te hapur, e sqarova gjyqtarin qe ishte bere revokim prokure dhe qe administratori nuk kishte të drejte për shitjen. Përgjigja e tij ishte: Kush paguan, fiton”. Që herën e parë të njohjes tendencat e tij dukeshin. Me beri pershtypje se jashte vendit seancat jane ndryshe, respekti e te gjitha jane ndryshe, ndersa kur shkuam në zyrën e këtij gjyqtari ai po priste thonjtë”, thotë Preka.
Menjehere pas ketij vendimi Ana Preka u ankua ne disa institucione.
“I kam cuar letër ministrit të atëhershëm të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i shkrova leter kryeministrit por nuk kam marrë asnjë përgjigje”, u shpreh Preka.
Aktualisht ne gjykaten penale te Tiranes gjyqtari Gerti Hoxha po vazhdon gjyqin per akuzen e vjedhjes duke shperdoruar detyren ndaj Kristodhulos Filopulos, per te cilin ky gjykates ka derguar drejt Greqise edhe nje leterporosi qe autoritetet vendase t’i komunikojne faktin se eshte i pandehur per shitjen e tokes pa te drejte, perfitimet financiare prej te ciles as nuk i ka derdhur ne arken e kompanise.