Daul: Demokracia t funksionoj

Daul u shpreh edhe per negociatat e Strasburgut, duke mos perjashtuar nje tjeter takim Rama-Berisha. Vete kryeministri Berisha ne konferencen e perbashket per shtyp foli per vullnetin e qeverise dhe te mazhorances per te pranuar cdo amendament te opozites per reformen zgjedhore.
Berisha deklaroi se si ne takimin e Strasburgut ashtu edhe në Bruksel, bisedimet kanë qenë një sukses i vërtetë dhe sipas tij, rezultat ishte votimi i djeshëm në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.
"Kam vendosur që të mbaj heshtje për të gjitha takimet e zhvilluara, por dua t'ju garantoj se qeveria është sjellë në këto takime fleksibël si një mazhorancë jashtë cdo lloj koncepti të revanshit dhe është përpjekur të bëjë maksimumin e kompromiseve brenda parimeve kushtetuese të shtetit ligjor", u shpreh Berisha.
Përgjigja e Daul në Konferencë për shtyp
Përgjigja e parë për mua qëndron gjithmonë e njëjta, ne këmi arritur bashke me zotin Martin Shultz që demokracia të vihet në veprim dhe që parlamenti të funksionojë . Dhe ju e dini më mirë se unë se në atë kohë në Tiranë ka patur dy mundësi për këtë:
•Ose ti shkohej deri në fund asaj greve urie
•Ose të fillonim negociatat
Unë jam një mbrojtës i madh i të drejtave të njeriut, pra nuk mund të shkohet deri në një masë të tillë. Dhe për këtë ne vendosëm me z. Martin Shultz , i telefonova mikut tim Berisha ,i cili menjeherë u nis për rrugë, për këtë i jam shumë mirënjohës, gjithashtu edhe zotit Rama. Ne kemi bërë një takim , ku secili u shpreh dhe ne vendosëm së bashku për cështjet që janë të rëndësishmme për demokracinë:
•Njohjen e qeverisë
•Njohjen dhe repektimin e Kushtetutës
•Opozita të punojë në gjirin e parlamentit
Kjo është respektuar . Nuk donim të shkonim më larg dhe të fillonim : Hapni kutitë , mbyllni kutitë. Ne nuk mund të arrinim këtu pasi ka një Kushtetutë , ka organizma ndërkombëtare që janë njohëse shumë të mira në fushën e të drejtave . Une nuk kam studiuar drejtësi dhe kam arritur të zgjidhë shumë situate të tilla përmes negociatave. Unë mendoj se Kryeministri i dha mundësi funskionimit të Shtetit të së Drejtës dhe ai funksionon në nivelin e opozitës. Nuk dua të kritikoj zotin Rama , por i thashë se në një demokraci jëmi në opozitë deri në zgjedhjet e ardhshme në një demokraci dhe rregullat demokratike duhet të funksionojnë në një mënyrë të tillë që në zgjedhjet e ardhshme të mund të jenë në shumicë.
Ai na shpjegoi se rregullat nuk kanë qenë të mira, nuk kanë funksionuar, por atëherë, le të ulemi rreth tryezës, t’i adaptojmë ato, atë cfarë nuk ka funksionuar, opozita le të bëjë propozime