E Enjte, 5 Nëntor 2026

Akuzohet për përdhunim në Greqi/ 45 vjeçari dëshmon para policisë: Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën

45 vjeçari shqiptar Spartak Dyrmishi, i cili iu dorëzua sot policisë greke, ka prauar se ka përdhunuar  një 34 vjeçare dhe ka tentuar të njëjtën gjë edhe me dy të tjera në zonën e Faliros në Greqi.

I ashtuquajturi “përdhunuesi me tatuazh”, para policisë greke ka thënë se droga dhe alkooli i kanë shkatërruar jetën.

 “Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai policëve të Nëndrejtorit të Sigurimit të Athinës që po trajtojnë rastin.

Ai do të akuzohet edhe për dhunë në familje pasi dyshohet se ka rrahur nënën e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›