E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD e përçarë për zgjedhjet/ Gështenja: Duhet të dalim me kandidat të përbashkët, çdo rrugë tjetër do çonte ujë në mullirin e Ramës

Negociatat mes Gazment Bardhit të mandatuar nga Alibeaj dhe Edi Palokës të mandatuar nga Berisha kanë dështuar.

Në zgjedhjet e ardhshme vendore, duket se PD nuk do të dalë me kandidat të përbashkët dhe  ky konflikt do të jetë në favor të Edi Ramës.

Këtë deklaratë bëri deputeti i PD Lefter Gështenja në edicionin e lajmeve në Vizion Plus përballë moderatorit leksandër Furxhi.

Gështenja e pranoi se PD është në krizë dhe kjo përçarje në zgjedhje nuk do jetë në favor të tyre.

Madje deputeti tha se nuk duhet vetëm bashkimi i PD por i gjithë opozitës përballë Ramës.

“Unë nuk jam anëtar i grupit parlamentar të Alibeajt në grupin e PD.

Edhe sot brenda PD ka mendime të ndryshme. Ne menduam ti lëmë pas dhe në zgjedhjet vendore të dalim me kandidat të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore. Mos futemi në lojën e problemit që ne kemi më shumë se një vit që i kemi.

Ky diskutim nuk është për të njohur njërin statut apo tjetrin. Sot jemi në krizë. Duhet të ecim para duke gjetur një kandidat të përbashkët e gjithë opozita sepse çdo rrugë tjetër do të çonte ujë në mullirin e Edi Ramës”, tha Gështenja.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›