E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohet për plagosje të lehtë, vëllai i ish-deputetit të PS procedohet në gjendje të lirë, Flamur Rraja në kërkim prej një muaji

Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së Rrahman Rraja është shoqëruar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim në tetor.

Policia njofton se pas konkludimit me prokurorin Rraja u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Flamur Rraja, ishte shpallur në kërkim për dhunën e ushtruar ndaj familjes së Kujtim Cacës në Nikël që merret prodhim gëlqereje. Shkak për sherrin dyshohet se është bërë një kanal.

Në kërkim u shpall edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja i cili më herët ka qenë i arrestuar pasi u kap me rreth 50 gramë kokainë në automjet gjatë një kontrolli policor.

Flamur Rraja ndërkohë, ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes

Maja për dëmet që u shkaktonte në banesa gurorja e fisit Rraja në Fushë-Krujë. Dhuna barbare e shfaqur në video që vetë ata regjistruan për të trembur banorët e tjerë të zonës, pasoi dorëheqjen e Rrahman Rrajës si deputet i PS./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›