E Hënë, 2 Nëntor 2026

I dënuar me 10 vjet burg për tentativë vrasjeje, arrestohet 58-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 58-vjeçar të shpalur në kërkim.

Gjatë operacionit “Wanted” shërbimet e Policisë kanë kapur në Gramsh shtetasin Luan Taragjini, 58 vjeç, banues në fshatin Grabovë.

Taragjini ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 21.10.2024, e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Sipas njoftimit të policisë, në shtator të vitit 2017, në fshatin Lenie, ka tentuar të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›