E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzohet për rrushfet, arrestohet Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës

Presidenti i Bosnjes dhe Hercegovinës, Zivko Budimir, është arrestuar të premten në Sarajevë me dyshimet e pranimit të rryshfetit dhe dhuratave të paligjshme, informoi Agjensia Turke “Anatolia”.

Sipas informacionit, arrestimi i bujshëm ndodhi në zyrën e presidentit, brenda Presidencës.

Prokurori i Përgjithshëm i Bosnjes publikoi njëkohësisht një deklaratë, në të cilën shprehej se ishte i detyruar të urdhëronte këtë arrestim, mbi bazën e dyshimeve të lartpërmendura, pasi “të gjithë shtetasit boshnjakë janë të barabartë përpara ligjit”.

Ndërkohë nga zyra e presidentit Budimir nuk kanë shprehur ende një qëndrim të zyrtar mbi këto akuza

Aktualish presidenti i Bosnjës është shoqëruar nga hetuesit ndërsa po merret në pyetje.
Sipas mediave boshnjake, hetimet për veprimtarit e paligjshme të Budimirit vijojnë prej disa kohësh, e ndërsa arrestimi i Presidentit është pjesë e një hetimi të përgjithshëm anti-korrupsion në vend, ndaj së shpejti mund të ndodhin arrestime të tjera të profilit të lartë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›