E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohet për vrasjen e Fatbardh Licit, Safet Bajri lihet në burg, kundërshton provat e SPAK

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në burg Safet Bajrin, i arrestuar për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bajri akuzohet për organizimin dhe ekzekutimin e vrasjes së Licit, së bashku me Asmer Bilalin dhe kushëririn Behar Bajri, si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.  Ai ka mohuar akuzat e SPAK duke thënë se provat nuk qëndrojnë.

“S’e kuptoj se si mund të quhen prova këto përgjime pa lidhje. Unë në diskotekë dhe restorant peshku kam qenë atë ditë. Për të shkuar në shtëpi, nga ajo rrugë do të kaloj, ku kam kaluar gjithmonë”, ka deklaruar ai në gjykatë.

Sipas SPAK, Bajri dhe të tjerë ishin në Shkodër për të realizuar krimin, duke pasur lidhje me një hakmarrje për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana. Po ashtu, më 13 mars, e dashura e Bajrit, Eria Ago, u arrestua për përkrahje të autorëve të krimit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›