E Hënë, 2 Nëntor 2026

Akuzohet se bleu vota për PSD në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e PS, Kristian Shkreli

Dosja ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, ka kaluar për gjykim. Ai akuzohet për korrupsion aktiv gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas SPAK, Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale banorëve të fshatit Stajkë, në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.

Prokuroria thotë se ai shfrytëzoi nevojat për infrastrukturën e energjisë elektrike për përfitim politik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›