E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshjet me Rusinë-Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Kievi s’do pranojë më premtime boshe

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha ka deklaruar se Kievi nuk do të pranojë më “premtime boshe” në çdo marrëveshje paqeje me Rusinë.

Duke iu referuar 31-vjetorit të Memorandumit të Budapestit, Sybiha paralajmëroi se “një copë letër që është bërë sinonim i një marrëveshjeje të dështuar sigurie. Pas kësaj përvoje të hidhur të së kaluarës, Ukraina nuk u beson më premtimeve boshe – ne i besojmë forcës së ushtrisë dhe armëve tona”, shkroi Sybiha në X.

Deklarata e tij vjen pak ditë pasi bisedimet SHBA-Rusi në Moskë dështuan të sjellin ndonjë përparim, ku garancitë e sigurisë u shfaqën si pengesa kryesore.

Çfarë premtoi Memorandumi i Budapestit dhe si dështoi

I nënshkruar më 5 dhjetor 1994, Memorandumi i Budapestit bëri që Ukraina të dorëzonte arsenalin e tretë bërthamor më të madh në botë – rreth 1,900 kokë bërthamore strategjike të trashëguara nga Bashkimi Sovjetik – në këmbim të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia.

Palët nënshkruese u zotuan të: respektonin sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës, përmbaheshin nga përdorimi i forcës ushtarake ose presionit ekonomik, kërkonin ndërhyrje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në rast agresioni bërthamor ndaj Ukrainës.

Rusia e shkeloi marrëveshjen kur aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe e shkatërroi plotësisht atë me pushtimin në shkallë të gjerë në shkurt 2022.

Memorandumi nuk përmbante asnjë mekanizëm zbatimi, duke lënë Ukrainën pa asnjë mjet mbrojtjeje kur garancitë e saj dështuan.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›