E Martë, 3 Nëntor 2026

Akuzohet se tentoi të abuzonte me motrën, avokati i 24-vjeçarit: Pretendon se s’ka qenë në Shkodër, jemi në alert

Besim Hasani, avokati i 24-vjeçarit të akuzuar për tentativë për përdhunim ndaj motrës së tij, ka rrëfyer ekskluzivisht për “Jetë Shqiptare” se i riu pretendon se nuk ndodhej në Shkodër në momentin që është ngritur akuza ndaj tij. Ai e ka konsideruar akuzën si tepër të rëndë.

“Jemi alert ndaj një situate, akuze të tillë.

Sepse dhe ne jemi vendos në një pozitë shumë të madhe, shumë e ndjeshme si situatë. Akuzë shumë e rëndë. Me sa kam informacion, nga emrat, nga i vëllai, ai pretendon se nuk ka qenë fare në Shkodër në momentin që është bërë akuza kundër tij”, tha avokati i 24-vjeçarit.

24-vjeçari u arrestua dy ditë më pas pas denoncimit nga e motra e tij 32-vjeçare se kishte tentuar të abuzonte seksualisht me të.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›