E Martë, 3 Nëntor 2026

Ekskluzive! Arrestimi i 24-vjeçarit pasi tentoi të abuzojë të motrën, e ëma: Vajza ka pasur probleme

Një 24-vjeçar është arrestuar dy ditë më parë pasi u denoncua nga motra e tij se e ka dhunuar e më pas ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Në një lidhje telefonike ekskluzisht për “Jetë Shqiptare”, mamaja e tyre ka bërë me dije se djali kishte ikur në Theth që më datë 2, ndërsa ngjarja u denoncua më datë 4.

Mamaja e tyre, deklaron më tej se vajza 32-vjeçare ka pasur probleme me depresionin, që pas divorcit nga bashkëshorti me të cilin kishte 11 vite.

“Unë kur e mora vesh për herë të parë që e ka akuzuar për pordhunim kam qenë në një varrim. Jam zgjuar në mëngjes. Vajza më ka thënë më jep 2 mijë lekë se dua të shkoj në kishë. I thashë ‘çfarë të ka ndodhur, se nuk po të shoh mirë’. Më tha ‘jam rrëzuar me biçikletë, se më kanë ndjekur disa qen’. Më kërkoi 2 mijë lekë, ia dhashë dhe unë ika në varrim. Vetëm kur më mori një komshije në telefon dhe më tha ‘ka ardhur një furgon me policë’. Kam shkuar tek shtëpia, gjeta burrin dhe më tha që policia ka pyetur për djalin. Burri u ka thënë që djali nuk është këtu prej 2-3 ditësh. Vajza ka deklaruar që ngjarja ka ndodhur në datë 4 prill. Djali ka qënë në Theth, ka ikur në datë 2. Kam komunikuar çdo ditë me djalin. Shkoi në Theth për punë me një shokun e tij i cili donte t’i rregullonte çatinë shtëpisë dhe i kërkoj ta ndihmonte dhe të fitonte ndonjë lekë. 

Kur i tregova djalit me tha ‘jo moj nënë, se unë vij vetë e paraqitem në polici, por unë nuk i kamë borxh gjë kujt, nuk kam qenë fare atje. Ju e dini!’ I thashë edhe ne ashtu kemi thënë por se di çfarë është bërë a ka dalë mendsh. A është shëndoshë vajza më ka pyetur. Po, i thashë, unë e kam parë mbrëmë, por ajo më ka thënë ‘jam rrëzuar me biçikletë, se më kanë ndjekur disa qen’. Është e vrarë pak, por nuk ia vura veshin, sepse nuk e hulumtoj, pasi është nevrike, nuk guxoj. Ka pasur probleme shëndetësore mendore. Ka qenë e martuar 11 vite ka patur kontradita për shkak se nuk bënte dot fëmijë dhe pati kaluar në depression. Ilaçe depresioni 4-5 vjetë në Maqedoni në Shkup. Ajo vajzë mua më ka sharë, më ka fyer dhe më ka rrahur. Kemi pasur konflikte, por ia kemi lëshuar krahun se fëmija jonë, jemi munduar gjithmonë ta lëmë të qetë. Në Shkodër, dy herë e kam çuar vetë tek spitali i madh i kam pas bërë ezhenë e kokës i dhanë ilaçe qetësimi. Doktori i ka thënë që mund të normalizohesh komplet se vajza ka raste që është mire por hera-herës e humb vetëdijen nuk përmbahet dot,” tha ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›