E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzoi Jay-Z për abuzim në vitin 2024: Padia ime ishte e rreme –

Një grua që akuzoi Jay-Z-in se e kishte abuzuar kur ishte 13 vjeç, ka deklaruar zyrtarisht se pretendimi i saj ishte i rremë.

Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ngriti një padi në vitin 2024 duke pretenduar se ishte droguar dhe abuzuar nga Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Sean Carter.

Në një deklaratë të paraqitur në lidhje me çështjen të enjten, ajo shkroi: “Jay-Z nuk më ka përdhunuar kurrë. Unë nuk e kam takuar ose folur kurrë me z. Carter. Z. Carter nuk ka shfaqur kurrë ndonjë sjellje të papërshtatshme ndaj meje.”

Gruaja, e cila përmendet në dokumentet e gjykatës me pseudonimin Jane Doe, deklaroi gjithashtu: “Akuzat e mia se z. Carter dhe z. Cobbs më përdhunuan ndërsa një personazh i tretë i famshëm më shikonte janë të rreme. Nuk ka të vërteta në asnjë nga akuzat e mia kundër z. Carter.”

Jay-Z i kishte mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur ato një “përpjekje shantazhi” dhe duke i përshkruar si “akuza të pabaza, të sajuara dhe skandaloze”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›