E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Assad akuzon Perendimin se po mbeshtet Al Kaeden

Sipas presidentit sirian Assad perëndimi do ta paguajë shtrenjtë mbështetjen që po i jep Al Kaedës. Në intervistën e tij më të fundit për televizionin shtetëror ai është shprehur se në Siri po ndodh ajo që ka ndodhur dhe në Afganistan dhe Libi. Ai ka shtuar se ushtria nuk asnjë zgjidhje tjetër përvec fitores, përndryshe Siria do të zhduket dhe këtë nuk mund ta pranojë asnjë sirian. Asad tha se kriza siriane mund të shtrihet dhe Jordani, duke akuzuar Amanin se lë të kalojë në Siri militantë të armantosur që bashkohen me rebelët. Kufiri mes dy vendeve ëshët gjithnjë e më i tensionuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›