Shqiperia vleresohet ne Konferencen vjetore te Bankes Boterore per digjitalizimin e hipotekes

Në konferencën Vjetore të Bankës Botërore me temë “Për tokën dhe varfërinë”, të zhvilluar në Washington DC nga data 8 deri 11 prill, Shqipëria u klaisfikua si vendi i parë në Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendror për zhvillimin e sistemit të kompjuterizuar të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në vend.
Shqipëria është një nga tre vendet e rajonit që kanë zbatuar këtë sistem të gjurmimit online, që mundëson qytetarët të ndjekin online procesin e aplikimit të tyre në Hipoteka…
Në këtë konferencë, gjithashtu është prezantuar si një histori suksesi edhe shërbimi i ri i portalit të Noterit “One Stop Shop”, që redukton kohën e nevojshme për transaksionin e pasurive të paluajtshme. E gjithë kjo reformë, sipas kryergjistruesit, Arben Qirjako, ka ndikuar në krijimin e lehtësirave për qytetarët në regjistrimin e pronave.