Al-Jazeera transmeton pamjet e pengjeve

Televizioni arab Al-Jazeera ka transmetuar pamjet e shtate punetoreve te nje miniere uraniumi ne Nigeri te rrembyer dy jave me pare nga Al Kaeda.
Pamjet e regjistruara tregonin persona te shumte qe i pergjigjeshin ne gjuhen frenge nje personi te panjohur.
Ne video shfaqen shtate persona te ulur ne shesh dhe prapa tyre persona te tjere te armatosur.
Javen e kaluar Franca tha se autore te pengmarrjes ishin pikerisht militantet e Al Kaedes se Magrebit Islamik dhe se 5 nga 7 pengjet jane shtetas franceze.
Dy nga shtetasit franceze punonin per kompanine franceze te energjise berthamore Areva qe operon ne minieren e Arlitit.
Ndersa pese personat e tjere punonin per kompanine e ndertimit Vinci e cila ishte pale e kontraktuar.
Heren e fundit te shtate pengjet ishin pare duke u drejtuar per ne kufijte e Malit dhe Algjerise.