E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB Prodhimi i opiumit eshte pergjysmuar

Nje raport i Kombeve te Bashkuara thote se prodhimi i opiumit ne Afganistan eshte pothuajse pergjysmuar ne vitin e kaluar.

Sipas zyres se OKB-se per Drogen dhe Krimin renia e ndjeshme ka ardhur si pasoje e infektimit te plantacioneve qe ka ulur ne menyre drastike prodhimin.

Por UNDOC paralajmeron se prodhimi nuk do te mbetet i ulet duke pare se rritja e cmimeve po tundon fermeret qe te kultivojne me shume lule opiumi.

Afganistani prodhon 90 te opiumit ne nivel boteror qe eshte edhe baza per prodhimin e heroines.

Vezhgimi i UNDOC gjate vitit 2010 tregon se prodhimi kete vit ka qene ne nivelin me te ulet qe prej 2003-shit konkretisht 3.600 tonelata qe shenon nje renie prej 48 nga 6.900 tonelata qe prodhoheshin ne 2009-en.

Ky eshte nje lajm i mire por nuk ka vend per nje optimizem te rreme. Tregu mund te fuqizohet serish per kultivuesit e luleve te opiumit dhe neve do na duhet ta ndjekim nga afer situaten ka deklaruar drejtori ekzekutiv i UNDOC Yury Fedotov.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›