Al Kaeda: Sulme te reja ne drejtim te Evropes

Afganistan, 15
dhjetor NOA - Pas sulmeve ne Stokholm, tashme Al Kaeda ka kercenuar te gjithe
Evropen. Ne nje mesazh audio, grupi terrorist ka njoftuar se sulme te
tjera do te perfshijne Kontinentin e Vjeter, nese vendet e NATO-s nuk do te terheqin
trupat e tyre nga Afganistani.
“Masat e juaj te sigurise nuk do te jene ne gjendje per te frenuar sulmet kunder jush, e vetmja menyre eshte qe te largoheni nga Afganistani”, - thuhej ne mesazhin e terroristeve.
Ne kete diskutim te gjate 1 minute e 47 sekonda ka qene nje anetar drejtues i forumeve te xhihadit, Ebu Sulejman el-Ansari, i cili e quan veten si “kelyshi i xhihadit global” dhe pohon se sulmi ne Stokholm eshte vetem i pari i nje sere sulmesh qe do te pasojne ne Evrope. Terroristet islamike kane postuar nje mesazh te ngjashem dhe me 20 nentor, kur ne Lisbone u mbajt samiti i NATO-s, ku eshte diskutuar strategjia qe duhet ndjekur ne Afganistan. “Vendet e Aleances se Atlantikut, ky eshte mesazhi i dyte i paralajmerimit qe po ju dergoj”, - tha ai ne gjuhen arabe.
r.b/NOA