E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, klandestinet ne kafaze si kafshet

Itali, 15 dhjetor NOA - Mbi 5 mije kilometra nga Afganistani, Iraku, Greqia deri ne Itali.

Ështe udhetimi i shpreses i cili eshte perballuar nga tridhjete emigrante te paligjshem te cilet jane fshehur ne pjesen e fundit te nje kamioni ne disa kafaze.

Ata u gjeten nga agjentet e policise kufitare ne portin e Barit.

Ajo çka ndihmoi ne zbulimin e kesaj “ngarkese” njerezore kane qene nevojat fiziologjike qe paten te rinjte, disa prej tyre ende te mitur, ku ndenjen per shume ore te mbyllur ne nje kafaz prej pak metrash katrore.

r.b/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›