Al Kaeda fton Obamen te kthehet ne mysliman

Ne nje mesazh te shperndare ne internet, Al Kaeda ne Irak i ben thirrje presidentit Obama dhe aleateve te tij nga vendet e krishtera te konvertohen ne myslimane.
Mesazhi eshte nenshkruar nga Abu Omar al Baghdad, emir i Shtetit Islamik ne Irak, nje shoqate grupesh terroriste.
Pas nje periudhe te gjate heshtjeje, nje nga eksponentet me te larte te Al Kaedas i eshte drejtuar presidentit amerikan, duke kerkuar largimin e trupave nga Iraku dhe mosnderhyrje ne punet e brendshme.
Mesazhi audio 23 minutesh i drejtohet Shtepise se Bardhe dhe ne te thuhet se paqja do te jete me ata qe ndjekin rrugen e drejte.