Al-Kaida me pak e afte per te financuar sulme te permasave te medha

Vdekja e udheheqesit te al-Kaides Osama bin Laden ka te ngjare sipas analisteve te kete nje ndikim negativ ne aftesite e organizates per te grumbulluar fonde dhe per te financuar sulme te nje shkalle te gjere ne te ardhmen. Osama bin Laden ishte fytyra e terrorizmit nderkombetar dhe fuqia e tij financiare ndihmoi ne grumbullimin e fondeve per muxhahedinet ne luften kunder pushtimit sovjetik ne Afganistan ne vitet 80.
Pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001 bin Laden u be simboli i perdorur ne mbare boten per te grumbulluar para per al-Kaiden dhe deget e saj ne Azine Jugore Lindjen e Mesme dhe Afriken e Veriut. Stuart Levey ka qene nensekretar per terrorizmin dhe zbulimin financiar ne Departamentin amerikan te Thesarit dhe tani punon ne Keshillin per Marredheniet me Jashte.
Osama bin Laden ishte figura kryesore frymezuese per al-Kaiden si per rekrutimin e anetareve te rinj ashtu edhe per financimin e al-Kaides. Pra kjo ikone ka humbur.
Analistet thone se al-Kaida e merr shumicen e financimeve te saj nga donatore te pasur individuale qe jetojne ne Arabine Saudite Kuvajt Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Qeverite e ketyre vendeve jane perpjekur te ndalin financimet dhe ekspertet thone se ne vitet e fundit ka qene e veshtire per al-Kaiden te grumbulloje shuma te medha parash.
Sipas zbulimit al-Kaida po has veshtiresi ne pagimin e trajnimin e militanteve te saj dhe ne financimin e familjeve te tyre. Mathew Levitt drejtor i programit te kunderterrorizmit dhe zbulimit ne Institutin per Politikat e Lindjes se Afert thote se vdekja e bin Ladenit gjate sulmit te forcave amerikane ne Pakistan hap deren qe organizata te pesoje humbje te metejshme.
Kjo eshte nje mundesi e madhe per ne per ti dhene goditje te tjera rrjetit te al-kaides ne aspekte te ndryshme te organizates qe nga financimi e me tej.
Administrata Obama njoftoi se gjate sulmit ne Pakistan forcat amerikane mblodhen informacione zbulimi qe mund te ndihmojne ne luften kunder terrorizmit. Mediat njoftojne se kjo perfshin nje numer te madh kompjuterash hard disqe dhe pajisje te tjera. Analisti Stuart Levey thote
Shfrytezimi i informacioneve te mara gjate sulmit eshte nje potencial i madh persa i takon financimit terrorist dhe jo vetem per te por per te ndjekur rrjetin ne pergjithesi ne varesi te informacioneve qe kane keta kompjutera dhe pajisjet e tjera qe u moren.
Nje ankete e fundit e bere nga Qendra Kerkimore Pew thote se mbeshtetja per bin Ladenin mes njerezve ne vendet me shumice myslimane ka rene ndjeshem gjate viteve te fundit. Analiste si Matthew Levitt thote se revoltat e fundit ne vendet arabe kane ofruar nje alternativet te re me terheqese se sa dhuna dhe gjakderdhja e predikuar nga al-Kaida.
Ne kete rast pame arritje te te rinjve permes protestave paqesore disa javore ne vende si Egjipti qe al-Kaida dhe deget e saj nuk munden te arrinin permes dhunes per shume vite.
Zyrtaret e meparshem dhe te tanishem te Departamentit te Thesarit thone se vdekja e bin Ladenit eshte nje hap i rendesishem ne perpjekjet per te pakesuar donacionet per al-Kaiden. Por Stuart Levey thote se eshte e rendesishme te vazhdohet trysnia mbi al-Kaiden dhe organizatat e tjera terroriste.
Vdekja e bin Ladenit eshte nje zhvillim i madh per kunderterrorizmin ne pergjithesi dhe per financimin e terrorizmit. Por ky nuk eshte fundi i betejes. shte vetem nje fitore dhe mendoj se eshte e rendesishme te vazhdojme perpjekjet.
Analistet thone se perpjekjet kunder terrorizmit nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre i kane detyruar aktivitetet financuese te al-Kaides te decentralizohen. Ata thone se degeve te saj u duhet tani te grumbullojne vete fonde dhe te kryejne operacione pa ndihmen e organizates kryesore.