Sonda e NASA-s verteton teorite e Ajnshtajnit mbi gravitetin

Agjencia amerikane e hapesires NASA ka publikuar te dhenat nga sonda Gravity Probe B 2004 e cila nderkohe qe fluturonte ne orbiten e tokes mision kryesore kishte vertetimin e Teorise se Albert Ajshtajnit te vitit 1916 mbi Relativitetin. Nderkohe qe eksperimenti u zhvillua gjate shume dekadave rezultatet perfundimtare vertetojne punen e madhe te Ajnshtajnit mbi gravitetin dhe ligjet e fizikes se universit.
Nje shkencetar i universitetit te Stanfordit beri propozimin e pare mbi nje eksperiment per vertetimin e Teorise se Ajnshtajnit ne vitin 1959 duke levizur xhiroskopet ne hapesire. Francis Everitt iu bashkua projektit ne Stanford ne vitin 1962. Disa dekada me vone ai me ne fund kishte rastin te drejtonte eksperimentin pasi u emerua nga NASA per te kryesuar studimet e misionit te sondes Gravity Probe B 2004.
E perfunduam kete eksperiment te madh vertetimin e universit te Ajnshtajnit. Dhe teoria e Ajnshtajni mbijeton.
E perfshire nga vonesat e leshimit ne hapesire problemet me buxhetin te dhenat e pasakta dhe disa hetime federale misioni i sondes Gravity Probe B 2004 me ne fund u miratua dhe kaloi 17 muaj ne orbiten e tokes. Eksperimenti testoj dy teori te Ajnshtajnit. E para shpjegon Everitt eshte efekti gjeodetik.
Ne universin e Ajnshtajnit koha dhe hapesira shtremberohen nga graviteti. Toka e deformon pak hapesiren rreth vetes permes gravitetit te saj. Behet fjale per 2.75 centimetra ne 40 mije kilometra. Pra kemi te bejme me nje shtremberim modest.
Teoria e dyte e Ajnshtajnit qe u testua eshte terheqja e kornizave qe eshte prirje e nje objekti qe rrotullohet per te terhequr materialet e hapesires dhe bashke me te edhe kohen nderkohe qe ajo vazhdon rrotullimin nje fenomen qe zoti Everitt e krahason me zhytjen e tokes ne nje det mjalti.
Mund ta imagjinoni se mjalti do te terhiqej se bashku me token rrjedhimisht edhe treguesi ne mjalte do te terhiqej dhe pikerisht kjo ndodhi me xhiroskopin. Keshtu qe toka ne te vertete terheq rreth vetes hapesiren dhe kohen.
Ne kohen kur u leshua ne hapesire ne vitin 2004 sonda Gravity Probe B kishte ne bordin e saj teknologji te sofistikuara qe nuk ekzistonin ne kohen kur grupi i Sanfordit kreu eksperimentin e pare te gravitetit. Ne mesin e teknologjive te sofistikuara ishin kater xhiroskop me precizion 1 milione here me te ndjeshem se sa xhiroskopet e viteve 1960.
Kemi te bejme me nje sfere te madhesise se nje topi te ping pongut duke shkuar ne nje shtepi kuarci. Permes elektricitetit e pezullojme ate. E bejme te rrotullohet permes karburantit. Shpejtesia e rrotullimit arrine ne 5 mije rrotullime ne minute e pompojme karburantin ne nje vukuum shume te larte dhe keshtu ndertojme nje xhiroskop.
Ne momentin kur arrin ne hapesire xhiroskopi eshte i dizejnuar te qendroj ne vije te drejte me distancen e nje ylli qe sherben si pike referimi. Teoria e Ajnshtajnit u vertetua pasi koha e xhiroskopeve pesoi ndryshime llogaritese ne drejtimin e rrotullimit te tyre nderkohe qe ata terhiqeshin nga gravitetit i tokes.
Me kalimin e viteve te dhenat qe kemi marre nga sonda Gravity Probe B kane nxitur prodhimin e teknologjive te reja perfshire Global Positioning System GPS apo Sistemin Global te Pozicionimit nje rrjet i sateliteve qe levizin ne orbiten e tokes qe jane bere pajisje thelbesore per levizjet ne toke dhe ne det. Ish menaxheri i NASA-s Rex Geveden thote se pavaresisht nga theniet se misioni i sondes Gravity Probe B mund te deshtonte suksesi i saj eshte nje triumf i frymes dhe intelektit njerezor.
shte nje moment madheshtor qe kujton njerezimin se sa mund te arrije nese e perqendrojne ne nje objektiv te madh si ky.
Albert Ajnshtajn i cili vdiq me 1955 kurre nuk kishte enderruar se Teoria e Relativitetit mund te vertetohej. Ne librin e tij Kuptimi i Relativitetit fizikani i famshem ka shkruar vertetimi i tyre permes eksperimenteve laboratorike nuk mund te mendohet.
Por fal NASA-s ne kemi bere me shume se ckemi menduar. Ne te vertete ne kemi arritur ti llogarisim ato.
Sonda Gravity Probe B eshte drejtuar nga shkencetari Francis Everitt. Gjetjet e misionit te sondes do te publikohen ne numrin e ardhshem te revistes Physical Review Letters.