E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Qaeda kundër shitjes së Gareth Bale!!

Një lajm bombastik është raportuar sot në mediat italiane. Në shitjen e Gareth Bale te Real Madridi, është futur edhe Al Qaeda. Organizata e njohur në botë për sulmet e saj, ka lëshuar një alarm kundër shitjes së Bale.

Lideri i kësaj organizate në Jemen, Ahmed El Dossari ka dhënë paralajmërimin kundër kësaj shitje, në të kundërtën Tottenhami mund të pësoi. El Dossai ka paralajmëruar skuadrën angleze që të mos bëjë shitje të një personi në vlerën 100 milion euro.

Tottenhami është skuadër e padëshiruar nga komuniteti musliman për lidhjet e tyre me komunitetin hebre. Al Qaeda i ka dërguar mesazhe të qarta edhe presidentit të Tottenhamit, Daniel Levy që të mos lejoi shitjen në këtë vlerë të një lojtari.

Al Qaeda thuhet se ka informacione se marrëveshja do të konkretizohet me 7 gusht dhe në rast të marrëveshjes, do të nisin sulme ndaj drejtuesve hebrenjë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›