E rrëzon gjyqtaren në fushë, me një goditje

Gjyqtarja anësore braziliane ka përjetuar një moment të pakëndshëm në detyrën e saj.
Në ndeshjen mes Athletico Paranaense dhe Parana, gjyqtarja Nadine Bastor për një moment ra në tokë kur një mbrojtës e goditi atë fuqishëm me top në fytyrë.
Gjyqtares iu desht kohë për të marrë veten pas kësaj tronditje, ndërsa futbollisti i kërkoi falje për këtë.