Alaba pa kontratë, Juventus hidhet në sulm

Juventus planifikon goditjet e rradhës të merkatos së janarit, dhe emri që po qarkullon më shumë në kampin bardhezi është ai i David Alabas. Kontrata e austriakut me Bajern Mynihun përfundon verën e ardhshme dhe Juventusi do të përfitojë nga kjo situatë për ta bërë për vete pasi mbrojtësi 28-vjeçar do të ishte zëvendësuesi ideal i Xhorxho Kielinit, duke parë që luan me këmbën e majtë dhe ambientohet lehtësisht si në krah dhe në qendër të mbrojtjes. Mbrojtësi austriak nuk dëshiron të rinovojë kontratën me klubin bavarez duke shprehur dëshirën e largimit, ndërkohë Paratiçi studion goditjen e madhe me kosto zero.