E dashura e çon Alfonso Dejvis në Paris

Janë një nga çiftet më të simpatikë të botës së futbollit. Alfonso Dejvis lojtar i Bajern Mynih ndërsa e dashura e tij Xhojd Hutema luan me francezët e PSG-së. Pas dëmtimit të tij, mbrojtësi i majtë kanadez kaloi karantinën e dytë në Francë me bukuroshen e tij. Mes surprizave, Xhojd Hutema i ka dhuruar fanelën e PSG-së mbrojtësit bavarez ku me shumë hezitim e ka veshur fanelën e parizienëve. Mos ndoshta është një e dhënë edhe për një dëshirë për tu transferuar në Paris?