Alarm botëror, infiltrime parash kriminale në futbollShifrat përfliten në miliarda dollarë. Kompani bastesh të përfshira. Janë 38 milionë futbollistë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë e zyrtarë

Alarm i konsiderueshëm për infiltrimin e organizatave kriminale në botën e futbollit. Alarmi vjen nga një raport shqetësues i “Financial Action Task Force”, organizata ndërkombëtare që fokusohet në evidemin e e trajtimin e pastrimit të parave. “Po shtohen rreziqet e riciklimit të parave të pista. Vështirësitë ekonomike, mungesa e profesionalizmit të menaxhemin, shumat ‘racionale’ për financimin e maksi-blerjeve. Pa llogaritur këto statusin shoqëror që përfiton duke u vendosur në krye të një klubi. Ja gjërat e padëshiruara që po godasin sektorin e futbollit”.
TREGU SPORTIV
Kriminelët kanë treguar përshtatje në gjetjen e kanaleve të rinj të pastrimit të parave apo aktiviteteve ilegale në sport, duke e shndërruar atë në një aktivitet të pastër kriminal me rrezik të përhershëm. Me rritjen ekonomike të sportit, sidomos në dy dekadat e fundit, veçanërisht në futboll, paraja gradualisht nisi të ushtrojë influencë në botën e sportit. Ky influks i parasë pati efekte pozitive, por gjithashtu edhe konsekuenca negative.
Disa nga sportet më të mëdha me shtrirje botërore, si futboll, kriketi, basketbolli, hokeji në akull, kik-boksing apo mundja (sporte që tradicionalisht kanë pasur lidhje me krimin, për shkak të marrëdhënieve midis krimit dhe dhunës), sporte me vlerë të lartë (si ato me kuaj dhe garat me makina) janë të hapura për të pastruar paratë. Në listë janë përfshirë edhe transferimet e lojtarëve, sporte që u japin kriminelëve mundësinë të kthejnë paratë në jo-kesh asete, apo t’i konvertojnë në fatura të mëdha. Ky fakt parakupton se virtualisht çdo sport mund të jetë target i kriminelëve për shumë arsye. Është e vështirë të vlerësosh vlerën ekonomike të sportit. Duke iu referuar disa vlerësime në Europë, industria e sportit zë një vend prej 0.5 deri në 3.7 të produktit të Komunitetit Europian.
PËRSE FUTBOLLI?
"Nëse ne, - shkruhet në raport, - duam të ekzaminojmë pastrimin e parave përmes sportit, futbolli do të ishte kandidati më i pranueshëm”. Futbolli është sporti më i madh në botë. Janë 38 milionë futbollistë lojtarë të regjistruar dhe 5 milionë gjyqtarë e zyrtarë. Futbolli luhet në të gjithë botën dhe është sporti popullor në shumë vende. “The National Hockey League (NHL)” ka 30 ekipe në SHBA dhe Kanada, me të paktën 1 milionë lojtarë të regjistruar dhe një nga ligat më të mëdha sportive në bërjen e parave dhe që gjeneron miliarda dollarë të ardhura. Ky sport është gjithashtu popullor edhe Rusi, vendet skandinave dhe në Europën Qëndrore, në vende të tilla si Çekia. Mafia ruse ka shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për hokejin, si gjatë së kaluarës sovjetike, tani, por dhe në vendet e tjera. Janë disa raste të gangsterëve rusë që përshirë në këtë lloj sporti. Bastet në internet për hokejin të lidhura me fiksimin e ndeshjeve, janë një tjetër mundësi për të pastruar miliona dollarë pa krijuar asnjë dyshim. Kampionati Botëror i vitit 2006 tërhoqi një audiencë prej më shumë se 1 miliard shikuesish ose 15 për qind të popullsisë së botës.
KOMPANITË E BASTEVE
Tregu i futbollit profesionist i është nënshtruar një rritje të madhe, falë procesit të komercializimit të tij që nga fillimi i viteve 1990. Paratë e investuara operohen kryesisht nga të ardhurat e të drejtave televizive dhe korpororatave investuese. Tregu i punës në futboll për lojtarët profesionistë, kontratat e tyre, transferimi nga një vend në tjetrin, çon edhe transferimin e parasë kesh nga një vend në tjetrin. Vënia e basteve në sport ofron një tjetër mundësi të jashtëzakonshme të “fluturimit” të parasë përtej kontrollit të trupit qeveritar. Falë strukturës së saj të veçantë ajo ofron mundësi të pafundme financiare për të rekrutuar klube, zyrtarë dhe lojtarë. Futbolli ka ndryshuar filozofinë e tij në nga një sport popullor në një industri globale, me një rritje ekonomike të jashtëzakonshme dhe funksione sociale në nivele të ulëta. Futbolli nuk shërben vetëm si burim të ardhurash për shumë njerëz, por gjithashtu edhe si një instrument për zhvillimet ekonomike sociale, edukimi. Përmes kësaj industrie janë zhvilluar shumë forma kriminale, përfshirë edhe pastrimin e parave.
Futbolli në botë (2006)
Lojtarë në total: 265 milionë
Në raport më popullsinë e botës: 8%
Lojtarë të regjistruar: 38 milionë
Gjyqtarë dhe zyrtarë: 5 milionë
Numri i klubeve: 301 mijë
Vendet me më shumë lojtarë të regjistruar: Gjermania (diçka më pak se 6 milionë), SHBA (rreth 4 milionë), Brazili (rreth 2 milionë), Franca, Italia, Anglia, Afrika e Jugut, Holanda, Japonia (rreth 1 milionë), Kanadaja, Rusia, Kina, Ukraina, Polonia, Spanja, Austria, Suedia, Kili dhe Irani (rreth 400 mijë)
Një treg miliardash
Për të dhënë një ide për rritjen e futbollit në Europë, të ardhurat në total në pesë kampionate më të mëdha, Angli, Gjermani, Itali, Spanjë e Francë, arrijnë nga 2.5 miliardë në sezonin 1996-1997 euro 7.9 miliardë në sezonin 2007-2008. Në këto kampionate luajnë lojtarët më të mirë në botë. Tregu i futbollit evropian në total arrin në 13.8 miliardë euro, prej të cilave 4.2 miliardë dollarë shkojnë për pagesat e lojtarëve, për vetëm 96 klube të këtyre pesë ligave më të mëdha europiane. Yjet përfitojnë shumë të mëdha, por janë mijëra të tjera në nivele profesionale, gjysmëprofesionale dhe amatorë. Klubet e mëdha janë të afta të tërheqin lojtarë të rinj të talentuar dhe lojtarët më të mirë nga klube më pak të shëndetshme financiarisht, përfshirë klube nga Afrika dhe Amerikës së Jugut.
Katër burimet
Katër janë burimet kryesore të parave në futboll: të ardhurat nga shitja e biletave, të drejtat televizive, sponsorizimet (logot në fanella dhe përreth stadiumeve), të ardhura të tjera komerciale.
Tre faktorët
Janë shumë faktorë, që të kombinuara me njëri-tjetrin e bëjnë futbollin një nga sektorët më tërheqëes për kriminelët. Tre janë identifikuar: financa, struktura dhe krijimi i popullaritetit.
Penetrim i lehtë
Tregu i futbollit është shumë i lehtë për t’u penetruar. Arsyeja kryesore mungesa e barrierave hyrëse në këtë sektor. Fansa futbolli nga të gjitha shoqëritë takohen në stadium.
Strukturë e komplikuar
Sektori është kompleks, ka një netuork të komplikuara aksionarësh, që ndërlidhen dhe janë të pavarur e me aktorë të ndryshëm. Janë në lojë korporata, sponsorë dhe televizione.
Status i privilegjuar
Futbolli ka një status, të cilin shumë njerëz dëshirojnë të jenë të lidhur. Kriminelët kërkojnë shpesh një status jashtë botës së krimit, dhe futbolli ua krijon këtë mundësi.
Shitblerja e talenteve
Një klub blen një lojtar për 10 milionë euro, por në dokumentet zyrtare ai figuron se futbollisti u ble për 5 milionë euro. Shuma prej 10 milionë eurosh jepet nga investitorët. Këta investojnë vetëm 5 milionë euro për një talent, dhe 5 milionë euro i jep një klub tjetër, shumë e cila regjistrohet në librat e financave. Lojtari ka nevojë të fitojë përvojë, të përmirësojë veten dhe më pas shitet në një klub tjetër për një shumë, le të themi për 15 milionë euro. Gjithkush që është përfshirë në këtë marrëveshje përfiton me shitjen e lojtarit. Investitori mund të pastrojë 5 milionë euro dhe e merr pas shumën e investuar. Agjenti i lojtarit merr një komision të pastër, pasi lojtari u ble për 10 milionë euro dhe jo për 5 milionë euro, e më pas u shit për 15 milionë euro.
Bastet ilegale në futboll
Basti ilegal në futboll është një problem në Azi. Një raport i Interpolit ofron një ide për shkallën e përfshirjes së basteve në futbollin ilegal. 1300 persona janë arrestuar për dyshimin në bastet ilegale në një vlerë 16 milionë dollarë. Vlerësohet se shuma në total në tregun aziatik kap nj vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë. Në vitin 2007, Interpoli arrestoi 400 persona, 272 bastvënës ilegalë dhe konfiskoi një shumë prej 680 milionë dollarësh të vëna në baste.
Rrjet i organizuar në Europë
Sipas UEFA-s, ekziston një rrjet ndërkombëtar i krimit të organizuar pas ndeshjeve evropiane, të cilat besohen se janë të fiksuara për arsye bastesh. Ka ndeshje të nivelit të tretë që në një uebsajt bastesh kalon 100 mijë euro. Në turne më të mëdhenj steka ngrihet deri në 1 apo 2 milionë euro. Në shumë vende aktiviteti i këtyre kompanive nuk është mjaftueshëm transparent, punojnë një treg heterogjen dhe janë një miks kompanish private shtetërore apo kombëtare e ndërkombëtare. Edhe transferimet ndërkombëtare kanë një pjesë të tyre.
Si pastrohen paratë e pista
Bazuar në analizat e organizatës së sipërpërmendur dhe në përdorimin e futbollit si një sektor që shërben si një makinë e pastrimit të procedurave të aktiviteteve kriminale, kalimit të parasë përmes transaksioneve financiare, janë katër mundësi:
1. Zotërimi i një klubi futbolli
2. Tregu i transferimeve dhe pronësia e lojtarëve
3. Aktivitet me bastet
4. Të drejtat e imazhit, sponsorizimet edhe marrëveshjet e reklamave
Pronësia e klubit
Investimet në klubet e futbolli mund të përdoren për të integruar paratë me origjinë ilegale në sistemin financiar, apo në investimet me karakter asetesh. Klubet e futbollit janë identifikuar si makinat perfekte për pastrimin e parave.
Rastet
1 - Rastet janë të shumta. Një i tillë: sponsorizimi i një klubi jo të ligës profesionale. Klubi është i mbërthyer në borxhe, nuk ka mundësi financiare për të paguar, këtë informacion e “dëgjon me dhembshuri” një biznesmen, i cili balancon deficitin.
2 - Investimi në një klub në vështirësi financiare. Një klub A është në vështirësi, dhe kërkon ndihmë financiare për t’i shpëtuar Një grup i caktuar financiar i propozon fillimisht paketën ndihmëse, e më pas përmes blerjes së aksioneve bëhet edhe pronari i ri.
3 - Investime të trafikantëve të drorgës në klubet e futbollit. Një klub i vogël lokal ka nevojë të rritet në nivelin e kampionateve. Financimin e bën një trafikant i njohur, por që respektohet në ambient. Ai është dhe njeri popullor dhe me lidhje zyrtarësh.
4 - Paraja kesh e grumbulluar nga shitja e biletave, mund të jetë një mundësi e mirë manipulimi parmes falsifikimeve të numrit të shitjeve, duke iu referuar shifrave joreale. Kjo është më e madhe në klubet amatore lokale sesa në ligat e mëdha.
E Enjte, 02 Korrik 2009