E Diel, 1 Nëntor 2026

Korrik 2009, FIFA, Shqipëria rrëzohet tri shkallëShqipëria ndodhet në vendine 95-të në ranglistën botërore, dhe me 53 pikë se nje muaj më parë, tani 347 pikë

Kombëtarja shqiptare është rrëzuar nga shkallët në renditjen e FIFA-s për muajin korrik 2009. Nga vendi i 92-të kuqezinjtë e trajnerit Josip Kuzhe, pas dy ndeshjeve të muajit qershor, ato me Portugalinë (1-2, zyrtare) dhe Gjeorgjinë (1-1, miqësore), Shqipëria ndodhet në vendine 95-të në ranglistën botërore, dhe me 53 pikë se nje muaj më parë, tani 347 pikë. Edhe një kombëtare më e re në “moshë” si ajo e Malit të Zi, mund të na e kalojë muajt e ardshëm, pasi malazezët ndodhën vetëm 3 vende pas nesh, në të 98-in. Në renditjen specifike europiane Shqipëria ndodhet në vendin e 41-të nga 53 federeata futbollistike që bëjnë pjesë në UEFA, e ndjekur pikërisht nga fqinji ynë i vogël verior, Mali i Zi, në të 42-in. Në muajin gusht, Kombëtaraja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në Tiranë me Qipron, përpar se të përballet me Danimarkën, në ndeshjen e parafundit të kualikueseve të Kampionatit Botëror “Afrika e Jugut 2010”.

Brazili në krye të botës

Fitorja e Kupës së Konfederatave i lejoi Brazilit të rimarë kreun e ranglistës botërore të FIFA-s për ekipet kombëtare për muajin korrik. Skuadra e drejtuar nga Dunga la pas Spanjën. Iberikët janë në vendin e dytë përpara Holandës. Italia është e palëvizur në vendin  e katërt, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara ngjitën dy vende dhe tani janë në vendin e 12-të. Klasifikimi botëror: 1) Brazili (vendi në muajin qershor, 5). 2) Spanja (1). 3) Holanda (2). 4) Italia (4). 5) Gjermania (3). 6) Rusia (9). 7) Anglia (6). 8) Argjentina (7). 9) Franca (10). 10) Kroacia (8).


E Enjte, 02 Korrik 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›