E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm ne SHBA - Tre terroriste ne kerkim


Forcat e sigurise dhe agjentet e antiterrorit ne SHBA jane vene ne alarm pas kercenimeve te besueshme por te pakonfirmuara se Al Kaeda kerkon te lere serish shenje ne 11 Shtator 2011 pikerisht diten qe perkon me 10 vjetorin e sulmeve terroriste ne SHBA. Policia eshte duke kerkuar specifikisht 3 terroriste te cilet planifikonin atentate me kamione me bombe ne urat dhe tunelet ne New York dhe Washington. Ky eshte plani i pare terrorist kaq aktiv qe koincidon me sulmin e nje dekade me pare ku humben jeten mbi 3 mije persona.

Agjentet antiterroriste jane duke hetuar kercenimet prej oreve te para te se premtes ndersa policia ne Nju Jork dhe Uashington eshte vene ne gatishmeri numer 1. Mediet amerikane kane zbuluar se po kerkohet per 3 persona te cilet planifikonin sulmin me nje kamion me eksploziv. Zyrtare federale thane se 3 individe te cilet besohen se jane me nenshtetesi amerikane kane hyre muajin e kaluar ne SHBA permes rrugeve ajrore me synimin per sulme terroriste.

Burime nga policia pohojne se besohet qe keta 3 persona te dyshuar kane hyre permes Afganistanit me te pakten nje ndalese tranzit ne nje vend tjeter per te cilin dyshohet Irani.

160Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Masa sigurie ne Wall Street te Nju JorkutGatishmeri e larte ne SHBA

FBI dhe Departamenti i Sigurise se Brendshme publikuan nje njoftim te perbashket per punonjesit duke i udhezuar te qendrojne ne gatishmeri dhe te raportojne levizje te dyshimta. Ka nje informacion te besueshem specifik por te pakonfirmuar qe ben fjale per kercenime terroriste tha kryetarja e FBI per New York Janice Fedarcyk.

Kryebashkiuaku i New York Michael Bloomberg u tha reportereve se policia ka vendosur patrulla shtese ne te gjithe qytetin por njujorkezet duhet te vazhdojne jeten e tyre normalisht. I informuar mbi kercenimin presidenti Barack Obama udhezoi agjencite e kunderterrorizmit qe te dyfishojne masat dhe personelin.

Zyrtaret e Inteligjences kane hasur ne shume diskutime dhe tema ne sajtet xhihadiste mbi menyren sesi mund te organizohen sulme tha Sekretarja e Brendshme per Sigurine Janet Napolitano.

160

Autor Aurel Borici

Rdaktoi Mimoza Kelmendi

160

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›