E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama deklarohet shume luftarak

Kjo ishte shume e domosdoshme pa dyshim. Papunesia ne SHBA eshte 91 ndersa frika nga recesioni po shtohet. Obama ka propozuar nje tufe masash per te dale nga160 kriza. Punedhenesit dhe punemarresit duhet te paguajne me pak sigurime sociale. Tatimet ne rroga duhet te ulen infrastruktura te permiresohet shkollat te meremetohen dhe te punesohen me shume mesues.

Propozim i arsyeshem

Ne kete paket ligjore mund te gjesh per te gjitha ngapak - per konservatoret dhe per demokratet. Komiteti i Kongresit duhet te hartoje deri ne nentor masat konkrete per uljen e deficitit buxhetor. Programi i Obames do te kushtoje rreth 450 miliarde dollare. Jane keto propozime te arsyeshme qe nuk do te duhej te bllokoheshin nga askush. Por per momentin ky eshte problemi kryesor ne Uashington sepse arsyeja me nuk eshte ndonje argument. Vete Obama e quajti gjendjen aktuale si nje cirk politik dhe nje lufte permanente zgjedhore. Politikanet kujdesen tani shume pak per te miren e vendit

Sfondi

Por edhe vete presidenti Obama nuk eshte i lire nga mendimet ne sfond. Perkundrazi sepse per 14 muaj ne SHBA zhvillohen zgjedhjet e reja presidenciale. Rezultatet e tij ne sondazhet e fundit jane te dobeta. Ekonomia dhe papunesia jane problemet me te medha qe do te dominojne edhe fushaten elektorale. Me fjalimin e tij dhe propozimet konkrete Obama hap mundesine qe te tregoje me gisht drejt te tjereve ne qofte se nuk miratohet asgje apo miratohen shume pak gjera nga ligji i propozuar. Duket cinike por ai mund te spekuloje me kete mundesi. Nga kjo mund te kete madje edhe perparesi.

Propozimet jane te mira dhe te domosdoshme per nxjerrjen e shpejte te ekonomise nga balta. Por ato nuk mjaftojne sepse ekonomia amerikane eshte futur teper thelle ne balte per shkak te shpenzimeve te panevojshme mungeses se rregullit dhe financimit te dy lufterave. Per keto duhen me shume se 450 miliardet e propozuar. Por keto masa mund te mjaftojne per fushaten elektorale.

Autor Christina Bergmann

Redaktoi Mimoza Kelmendi

160

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›