Alarm për bombë në një pallat në Durrës, policia rrethon zonën

Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Pas sinjalizimit, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vendosur një perimetër sigurie, për të garantuar mbrojtjen e banorëve dhe qytetarëve që ndodhen në zonë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se brenda pallatit mund të ndodhet një lëndë shpërthyese e komanduar me telekomandë. Autoritetet po kryejnë verifikimet e nevojshme në terren, ndërsa forcat e policisë kanë marrë masat përkatëse të sigurisë.
Situata vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
/vizionplus.tv