E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohen nga detyra 2 efektivë të “Shqiponjave”

Dy efektivë të forcave “Shqiponja” janë pezulluar nga detyra.

Shkak për këtë ka qenë publikimi i fotove të Ergys Agasit dhe Ulian Shpatarakut, pas arrestimit nga policia.

Për këtë arsye, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetim administrativ.

Efektivët e “Shqiponjave” do të jenë të pezulluar nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Vijojnë verifikimet edhe për efektivë të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›