E Hënë, 2 Nëntor 2026

Alarm për bombë në një shkollë në Tiranë

Alarm për bombë në një shkollë në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se bëhet fjalë për një shkollë private në kryeqytet.

Forcat xheniere në vendngjarje.

Njoftimi:

Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›