E Hënë, 2 Nëntor 2026

VIDEO/ U shoqërua me urdhër të GJKKO, momenti i arrestimit të Safet Bajrit

Vizion Plus ka siguruar videon e arrestimit të një nga emrave më të përfolur të botës së krimit, Safet Bajri.

Arrestimi i tij, u bë me urdhër të Prokurorisë Antikorrupsion, e cila dyshon se ai ka gisht në vrasjen e 10 gushtit të 2018 të Fatbardh Licit. Safet Bajri u shoqërua fillimisht në Policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA në Tiranë ku dhe do të merret në pyetje.

Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç, ndërsa tre ditë më parë forcat speciale RENEA zbarkuan në lagjen ku ai banon për të kryer kontrolle.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›