E Martë, 3 Nëntor 2026

Alarm për sulm me armë në Senatin amerikan, policia operacion për të gjetur autorin. Mbyll Kapitolin

Policia amerikane ka mbyllur ndërtesën e Kapitolit në SHBA pas raportimeve për sulm të armatosur në Senat.

Sipas Departamentit të Policisë Metropolitane, ajo ka marrë një telefonatë për të shtëna në Kapitol në orën 14:30 (me orën amerikane). Ndërsa thekson se deri më tani nuk është gjetur asnjë person i armatosur. 

“Ishte një lajmërim për të shtëna dhe për një person të armatosur. Deri më tani nuk kemi gjetur të lënduar dhe ndonjë person të armatosur”, u shpreh oficeri Hugh Carew.

Policia bën të ditur se është duke kontrolluar brenda dhe përreth Kapitolit, transmetojnë mediat amerikane. 

 “Nëse jeni brenda ndërtesave të Senatit, të gjithë personat brenda duhet të qëndrojnë në një vend të sigurt pasi një person raportohet se qarkullon me armë në ndërtesë . Duhet theksuar se nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna me armë zjarri”, njofton policia.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›