Alarm radioaktiviteti tjeter shperthim nuklear

Tashmë kriza radioaktive nuk mund të shmanget. Autoritetet japoneze pranojnë zyrtarisht rrezikun e kontaminimit radioaktiv në masë. Një tjetër shpërthim ka tronditur centralin sot i pasuar nga flakë zjarri në reaktorin nr. 4 ku autoritetet nuk përjashtojnë dhe mundësinë e rrjedhjes së lëndës radioaktive. Reaktori ka marrë flakë e Tokyo Electric Poëer që menaxhon impiantin pranon se situate ka dalë jashtë kontrollit e nuk është më në gjendje të ftohë reaktorin. Informacion ky i konfirmuar dhe nga kryeministri Naoto Kan. Kryeministri Kan kërkoi nga njerëzit në rajon, që të kalojnë në vende më të sigurta.
"Ka pasur shpërthime të hidrogjenit në reaktorët 1 dhe 3, si dhe një zjarr në reaktorin 4. Shkalla e rrezatimit në këtë zonë është tani shumë e lartë. Ekziston shqetësimi se mund ketë rrjedhje të tjera, kështu që bëj thirrje, që të gjithë njerëzit përreth centralit Fukushima të largohen nga rajoni, madje edhe jashtë zonës prej 20 kilometrash, të përcaktuar më parë", tha Kan.
Agjensia ka kërkuar ndërhyrjen e forcave të mbrojtjes dhe madje dhe të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. Është evakuar një zonë prej 30 km katror zonë ku ka hyrë në fuqi dhe ndalim fluturimi. Centrali bërthamor në Fukushima ka 6 reaktorë 4 kanë dalë jashtë funksionit. Në njërin prej tyre, nr. 2, autoritetet kanë pranuar dëmtime të strukturës e shkrirjen e pjesëshme të shufrave të uraniumit. Rrezatimi radioaktiv përreth Fukushimës i ka kaluar vlerat normale duke arritur vlerat me të cilat rrezikohet jeta e qytetarëve. Niveli i radioaktivitetit as 100 km larg Tokios është dhjetë herë më i lartë sesa normat e lejuara.
Delina Bitraku