E Shtunë, 31 Tetor 2026

Locklear takon Pacollin situata ne Kosove eshte e qete

Komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s me seli në Napoli, admiralin Samuel J. Locklear e ka vlerësuar të qetë dhe të qëndrueshme situatën e sigurisë në Kosovës. Pas takimit që zhvilloi me Presidentin Pacolli, admirali Locklear tha se zvogëlimi i numrit të ushtarëve nga 10 mijë në 5 mijë nuk e zvogëlon rëndësinë e KFOR-it në Kosovë.
 
“Vendimi i NATO-s për të reduktuar trupat këtu është si rrjedhojë e sigurisë së përgjithshme në gjithë vendin. Trupat NATO-s kanë qëndruar për disa muaj prapa , duke lejuar Policisë Kosovës të merret me çështjet e sigurisë. Këto veprime kanë rezultuar shumë të suksesshme", tha Samuel J. Locklear, Komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli.
 
Presidenti Behgjet Pacolli ka falënderuar admiralin për kontributin e NATO-s në Kosovë. Pacolli tha se ka kërkuar nga prej tij që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë e ndryshme ushtarake të NATO-s
 
“Ne do të bashkëpunojmë edhe me NATO-n , KFOR-in këtu. Biseduam po ashtu edhe për trajnimin e trupave të sigurisë së Kosovës, nëpër akademitë e ndryshme ushtarake të NATO-s, dhe pse jo edhe në pjesëmarrjen e trupave tonë në misionet humanitare jashtë Kosovës bashkë me NATO-n”, tha Behgjet Pacolli, President i Kosovës.
 
Duke u ndalur në reduktimin e trupave të KFOR-it në Kosovë, Presidenti tha se është shtuar kualiteti i tyre i veprimit, ndërkohë që vetë zvogëlimi i është shenjë e gjendjes së qëndrueshme në Kosovë.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›