E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarmante situata në Ferras/ Çahet argjinatura, uji rrezikon banesat

Përkeqësohet situata në fshatin Ferras në Fier.

Shkak është çarja e argjinaturës së kanalit të Martinës, duke bërë që uji të dalë jashtë kontrollit dhe të futet me shpejtësi në zonat e banuara.

Si pasojë, disa banesa janë rrezikuar drejtpërdrejt, ndërsa uji ka depërtuar në oborre dhe rrugë, duke krijuar panik mes banorëve.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po marrin masa për evakuimin e banorëve, për shkak të rrezikut të lartë që paraqet situata.

Sipas burimeve, niveli i ujit po rritet vazhdimisht, ndërsa përmbytjet kanë dalë jashtë kontrollit.

Banorët janë udhëzuar të largohen nga banesat dhe të bashkëpunojnë me forcat e emergjencës për të shmangur rrezikun për jetën.

Situata mbetet alarmante, ndërsa pritet ndërhyrje e menjëhershme për të frenuar përhapjen e ujit dhe për të vënë nën kontroll përmbytjet.

Gjithashtu, Bashkia ka vënë në dispozicion të banorëve numrat e kontaktit:

Emergjencat Civile

+355 69 213 9738

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›