E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh / Gjenden tre personat e bllokuar në dëborë falë ndihmës së banorëve të Rovjes

Janë gjetur tre personat që kishin mbetur të bllokuar në dëborë në zonën malore të Gramshit, falë ndërhyrjes së banorëve të fshatit Rovje, konkretisht z. Pirro Trushi dhe Marjo Kishta, të cilët ishin në komunikim të vazhdueshëm me ekipin e zjarrfikëses së Gramshit, të drejtuar nga Ilir Llapushi.

Tre personat ishin bllokuar për shkak të erës së fortë dhe trashësisë së madhe të dëborës, e cila kishte krijuar forma vorbullash (vortomete ) në zonën e njohur si “Ara e Dares”, duke e bërë të pamundur lëvizjen dhe orientimin. Pas lokalizimit, personat u shoqëruan me siguri drejt banesave të tyre dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet lokale vlerësojnë ndihmën e banorëve të zonës, të cilët luajtën një rol kyç në përfundimin me sukses të këtij operacioni shpëtimi në kushte të vështira atmosferike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›