E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi SOS në botë: Po shtohet numri i refugjatëve mjedisorë

Uashington, 5 janar, NOA Një dukuri e re po vihet re më së fundi në lëvizjet demografike të botës, ajo e krijimit të një kategorie të re refugjatësh, siç janë ata që shkaktohen nga ndryshimet klimatike. Bëhet fjalë për personat të cilët braktisin shtëpitë e tyre të detyruar nga ndryshimi i klimës, numri i të cilëve po shtohet frikshëm gjatë javëve të fundit.

Alarmi është dhënë nga një përfaqësues i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Evropën Jug-Lindore dhe Azinë sipas të cilit refugjatët mjedisorë po paraqesin një situatë SOS, për shkak të fatkeqësive gjithnjë e më shumë' të shpeshta që po ndodhin në botë. Sipas tij, në dekadat e ardhshme numri i tyre mund të arrijë deri në disa dhjetëra milionë. Rezultatet jepen paraprakisht bazuar në një sondazh të organizuar nga ekspertë për migrimin. Refugjatët e mjedisit kanë humbur çdo gjë, pohon përfaqësuesii Organizatës Ndërkombëtare për Migrim për Evropën Jug-Lindore dhe Azisë lidhur me një fakt të tillë. n.e/NOA  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›