E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbytjet, Olli: Në rast se përkeqësohet situata, banorët do evakuohen me forcë

Tiranë, 4 janar NOA Nëse situata përkeqësohet, do të përdoret forcë për të evokuar banorët të cilët nuk pranojnë të largohen. Kështu ka paralajmëruar sot Drejtori i emergjencave Civile, Alfred Olli, gjatë një konference për shtyp dhënë ditën e sotme.

Sipas Ollit, prioriteti i emergjencave është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Më tej drejtori i Emergjencave Civile ka sqaruar sot se situata në zonat e përmbytjeve është përmirësuar gjatë ditës së sotme, pasi niveli i ujit ka rënë në 20 centimetra. Sipas tij deri më tani në bashkinë e Shkodrës janë evakuuar 37 familje. k.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›